Tre persona intervistohen nga Policia për një rast dhunimi në Lipjan, viktima shtetase e Shqipërisë

Tre persona intervistohen nga Policia për një rast dhunimi në Lipjan, viktima shtetase e Shqipërisë

Një rast dhunimi është raportuar në Lipjan, ku katër persona janë shoqëruar në stacionin policor.

Njëra prej tyre është një femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë, e cila është intervistuar në cilësinë e viktimës.

Pas procedurës hetimore, Prokurori ka marrë vendim për të proceduar rastin në procedurë të rregullt.

“Lipjan 29.01.2025, NN. Është raportuar se ka ndodhur një rast dhunimi ku lidhur me rastin janë shoqëruar në stacionin policor katër persona njëra prej tyre femër shqiptare shtetase e Shqipërisë e cila është intervistuar në cilësinë e viktimës. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Shpërndaje në: