TRE modelet e këpucëve,sandaleve që nuk duhet t’i hiqni nga këmba këtë verë
Çanta e plazhit gati, rrobat e banjës gati, kapele syze krem dielli e shapkat me gisht ! Na vjen keq por këto të fundit duhet t’jua heqim nga lista ! Në fakt jo ne, por ekspertët e shëndetit që kanë listuar katër këpucët që as nuk duhet t’i çoni ndër mend t’i vishni ! Para se të “hipni” mbi një palë sandale të hijshme me takë 10 cm mendoni për atë që po i bëni trupit! Dr. Miguel Cunha, një podiatrist me bazë në Nju Jork dhe themelues i Gotham Footcare, ka treguar për revistën online PUREWOW se cilat këpucë duhet të mbajmë veshur sa më gjatë në këmbë dhe cilat sa më rrallë!
Hiqni dorë nga shapkat me gisht, vishni këpucët me pak takë ortopedike
Veshja e shpakave të sheshta me gisht për periudha të zgjatur kohore mund të ndikojë në ecje dhe pozicionin natyral të shtyllës kurrizore. Ndërkohë takat ortopedike e vendosin tendinën e Akilit në një pozicion më të relaksuar, gjë që ngadalëson progresin e simptomave që lidhen me kolapsin e shtyllës kurrizore.
Taka të trasha në vend të stiletove
Takat e trasha do të ofrojë mbështetje,do të shpërndajnë më mirë peshën e trupit në këmbët tuaja dhe zvogëlojnë rrezikun e shtrëembërimit të kyçit.
Zëvendësoni sandalet e sheshta me sandale me pak platformë
Sandalet e sheshta janë të ngjashme me shapkat me gisht dhe në mungesë të krijimit të harkut në shputën e këmbës , ju do të ndiheni të lodhur shumë shpejt.