Tre futbollistë tjerë shqiptarë kërkojnë kualifikimin në UEFA Champions League
Sonte zhvillohen edhe katër ndeshje tjera të play-offit në UEFA Champions League dhe vëmendja më e madhe është tek lojtarët shqiptarë.
Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën që luan te Lille, Arijan Ademi dhe Arbër Hoxha te Dinamo Zagrebi, shkruan Indeksonline
Skuadra nga Kroacia synon të kualifikohet në UEFA Champions League, pasi në ndeshjen e parë mposhti 3:0 ekipin nga Azerbajxhani, Qarabag.
Në anën tjetër, Lille e kishte mposhtur në ndeshjen e parë ekipin e Slavia Pragës – madje gol kishte shënuar edhe Edon Zhegrova.
Kujtojmë që mbrëmë skuadra e Sparta Pragës siguroi kualifikimin tutje me katër shqiptarë në ekip, përfshi: Albion Rrahmanin, Ermal Krasniqin, Qazim Laçin dhe Indrit Tucin./Indeksonline/