Tre filxhanë kafe në ditë zgjasin jetën tuaj
Hulumtime të bëra kohëve të fundit bëjnë të ditur se 3 filxhanë kafe në ditë kanë mjaft benefite shëndetësore për ne.
Dy studime të bëra tregojnë se në kafe gjenden anti-toksidues të cilët zvogëlojnë mundësinë e sëmundjeve të mëlçisë, problemet e qarkullimit të gjakut dhe sëmundjeve të lukthit.
Kafja duket se përmirëson funksionet e mëlçisë, dhe rrit imunitetin.
Meshkujt që pinë 3 filxhanë kafe në dite e ulin rrezikun e vdekjes për 18 përqind, ndërsa femrat për 8 përqind, shkruan Daily Mail.