Trazira në futbollin anglez: Ed Woodward jep dorëheqje si president i Man Unitedit

Trazira në futbollin anglez: Ed Woodward jep dorëheqje si president i Man Unitedit

Lajmi i fundit është se Super Liga Evropiane është anuluar.

12 klubet e përfshira i janë dorëzuar presionit publik, me fansat e Chelseat që bllokuan sonte ‘Stamford Bridgen’ para ndeshjes me Brightonin, shkruan Periskopi.

Në anën tjetër të vendit, raportet e fundit potencojnë se Ed Woodward ka dhënë dorëheqje si president i Manchester Unitedit.

Lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht por gazetat prestigjioze e kanë konfirmuar.

Kjo po që është një katrahurë e vërtetë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: