“Trashëgimia e kujtesës në Kosovë” me afro 100 monumente

“Trashëgimia e kujtesës në Kosovë” me afro 100 monumente

Publikimi i vëllimit të parë, që si projekt synon të zhvillohet edhe më, pos fotografive të monumenteve përmban edhe informacione të shkurtra sa i përket historikut dhe vendndodhjes së tyre. Libri – që është pjesë e projektit “Kujtesa në Kosovë: Trashëgimia e mençur dhe e dokumentuar e kujtesës” i organizatës joqeveritare “Integra” dhe i “Forum ZDF” – nis me Prishtinën si regjion, konkretisht, Parkun Arkeologjik, Xhaminë e Sulltan Mehmet Fatihut e Tyrben e Sulltan Muratit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Publicisti Shkëlzen Gashi ka mbledhur të dhënat për monumente, përderisa Korab Krasniqi i ka realizuar fotografitë.

Gashi ka thënë se ideja ka qenë që të jenë 100 monumente nga shtatë regjione, por janë më pak se kaq.

“Shtëpitë e personaliteteve më janë dukur shumë interesante. Monumentet e periudhës socialiste janë shumë të anashkaluara. E monumentet e dëshmorëve të luftës së fundit janë shumë secrealiste apo zibidi e katastrofë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, do të ishte më mirë që si grup të dilnin në terren për të hulumtuar për monumentet, por një gjë e tillë ishte e pamundur..

Shpërndaje në: