Transferimi i Mesut Ozilit te Fenerbahce po shndrrohet në makth të vërtetë
Viti i fundit i Mesut Ozilit tek Arsenali nuk ishte asgjë tjetër veç makthit.
Mesfushori kaloi dhjetë muaj jashtë skuadrës së ‘Topçinjëve’ për ndeshjet e Premier Leagues dhe Europa Leagues, transmeton Periskopi.
Në janar ai më në fund arriti të largohet teksa iu bashkua Fenerbahces, klubit të fëmijërisë, teksa klubi londinez mezi priste ta hiqte qafe.
Derisa në letër ishte një transferim ëndrrash për fituesin e Kupës së Botës, asnjëherë nuk do të ishte aq e lehtë.
Siç tregon edhe ish-sulmuesi i Turqisë dhe Fenerbahces, Ridvan Dilmen i cili tha se Ozili ende po adaptohet pasi luajti shumë pak në vitin e fundit.
”Nuk prisja nga Mesut Ozili të bënte kaq shumë, nuk është e lehtë,” tha Dilmen.
”Ju luani futboll për herë të parë pas dhjetë muajve. Një skuadër që nuk është ndërtuar rreth Mesutit, Mesuti erdhi në këtë skuadër.
”Mendoj se sezoni i ardhshëm do të jetë shumë më i mirë sepse kontrata e tij do të jetë tre vite e gjysmë. Pavarësisht kësaj, e respektoj përkushtimin e tij.”
Fatkeqësisht, me ardhjen e tij Fenerbahce ka pësuar rënie në formë.
Ozil ka bërë pesë paraqitje por ende nuk ka shënuar e as nuk ka krijuar një gol. /Periskopi.com/