Transferi i ri i Realit ishte tifoz i Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Real Madrid ka njoftuar nënshkrimin e parë të merkatos së dimrit me inkorporimin e Brahim Diaz.

Lojtari spanjoll erdhi nga Manchester City dhe është prezantuar para mediave dhe tifozëve. Një ngjarje ku ai tha se kishte ëndërruar të luante në ‘Santiago Bernabeu’ me fanelën e bardhë, shkruan Periskopi.

Por a e tha të vërtetën?

Shfaqja televizive spanjolle “El Chiringuito” ka postuar një video të intervistës së Diaz kur ai ishte ende në ekipet e të rinjve të Malaga në moshën 12-vjeçare. Kur u pyet për ekipin e tij të preferuar, ai u përgjigj: “Barça”. Tjetra, ai është marrë në pyetje për idhullin e tij në futboll. Përgjigja e tij ishte e qartë: “Messi”.

Historia e këtij 19-vjeçari nga Malaga, i cili ka qenë yll që nga mosha gjashtë vjeçare, është një kuriozitet.

Deri në sezonin 2011, Albert Puig, ish përgjegjës për akademinë e të rinjëve të Barcelonës, ishte gati të bënte një marrëveshje me familjen e Brahim.

Pronati i athershëm i Malaga, Al-Thain vuri një kundëpërgjigje që nuk do ta shiste lojtarin, pavarësisht se në vitet vijuese Barcelona bëri oferta zyrtare. /Periskopi

Shpërndaje në: