Trajtoni venat e zgjëruara në shtëpi me këto metoda efikase
Venat varikoze apo variçet janë zgjerime të qëndrueshme të venave sipërfaqësore të gjymtyrëve të poshtme, të shoqëruara nga dëmtimi i valvulave dhe rikthimi i gjakut venoz.
Shkaku i vërtetë i kësaj patologjie nuk është identifikuar ende, por publikime të shumta tregojnë që radikalet e lira ose të paktën prania e tepërt e tyre luan një rol të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes së venave, duke dëmtuar strukturën e paretit venoz.
Kjo shpjegon rolin e substancave antioksiduese, si flavonoidet dhe vitaminat E dhe C në përmirësimin e kësaj sëmundje.
Duke i pasur parasyshë këto informacione, ne mund ti trajtojmë venat e zgjeruara edhe në shtëpi:
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës trajton venat e zgjëruara në sajë të aftësisë së saj për të eleminuar depozitat e kalciumit në enët e gjakut.
Ajo që duhet të bëni është të masazhoni këmbët me uthull molle dhe brenda dy javësh do të vini re përmirësime.
Speci djegës
Përbërësi aktiv i specit djegës “capsaicin”, përmirëson qarkullimin e gjakut. Nëse vuani nga venat e zgjëruara, provoni të bëni një pastë nga përzierja e specit të kuq me lëngun e aloe veras dhe aplikojeni direkt në këmbët tuaj.
Hudhra
Hudhra redukton inflamacionin e venave të zgjëruara. Ju mund të bëni një krem nga përzierja e hudhrës me karafil e pak alkool. Aplikojeni këtë krem në zonën e prekur nga variçet 4 herë në javë.
Majdanozi
Majdanozi përmban shumë vitaminë C, vitaminë e cila riparon venat dhe forcon kapilarët, më saktësisht strukturat që transportojnë gjakun në venat tuaja.
Domatet
Fillimisht, merrni një domate dhe lajeni mirë. Pastaj priteni në feta të rrumbullakëta, vendosni fetat e domates mbi venat varikoze, duke mbuluar kapilarët. Nëse e ndieni të nevojshme, lidheni këmbën me një fashë të pastër.
Mbajeni domaten në këto vende, derisa të keni një ndjesi sikur po ju shpojnë gjilpëra në lëkurë.
Por, nëse nuk mundeni ta përballoni këtë ndjesi për një kohë të gjatë, atëherë hiqeni menjëherë domaten në momentin që ndjeni djegie, pastroni zonën me ujë të ftohtë.
Nëse i gjithë ky test shkon mirë, rezultati do të jetë shumë shpejt i dukshëm. Ky lloj trajtimi duhet të përsëritet pesë herë në ditë, mundësisht rresht njëra pas tjetrës.