Trajtoni thembrat e çara në shtëpi!

Trajtoni thembrat e çara në shtëpi!

Sandalet me taka të larta, me rripa dhe shapkat me gisht do bëjnë që të dalë në pah një nga problemet më të bezdisshme të femrave që janë thembrat e çara.

Ne ju propozojmë një trajtim shumë të thjeshtë në kushte shtëpie:

Përbërësit: 1 filxhan çaji me qumësht dhe 3 lugë gjelle sodë buke.

Për këtë trajtimi duhet përdorur qumësht i ngrohtë. Kujdes me temperaturën e tij, pasi nuk duhet t’u djegë këmbët.

Shtoni qumështin në një enë të madhe dhe mbani këmbët brenda për 5 minuta.

Më pas bashkojeni me sodën e bukës derisa të formohet një pastë.

Me ndihmën e një furçe dhëmbësh fërkoni thembrat dhe lërini të pushojnë për 15-20 minuta.

Ky trajtim duhet përdorur 2 herë në javë derisa të vini re ndryshimet e para.

Acidi laktik i qumështit rregullon PH-në e lëkurës dhe parandalon infeksionet, kurse soda e bukës ka ka veti antimykotike dhe antibakteriale që luftojnë qelizat e vdekura të thembrës.

Shpërndaje në: