Trajtoni herpesin në buzë në mënyrë natyrale
Herpesi në buzë, është një nga gjërat më të bezdisshme që të mund t’iu ndodhë. Mirëpo ekzistojnë disa produkte natyrale, të cilat i kemi të gjithë në kuzhinë dhe të cilat na ndihmojnë.
Disa prej tyre janë:
Hudhra– tanimë dihet se hudhra është një anti-inflamator natyral dhe ideal për të kuruar plagët e herpesit.
Aloe vera– vendosni xhelin e aloe vera-s direkt në plagë, ose përdorni ndonjë krem me përbërje të aloe vera-s.
Kripë dhe ujë– kripa me ujë përdoret për shpëlarjen e plagës. Edhe pse mund të djegë pak në fillim, gjithsesi lehtëson skuqjen dhe dhimbjen.
Sipas mjekëve, herpes shkaktohet nga disa faktorë, disa prej të cilëve janë stresi, temperatura e lartë apo gripi.