Trajtojeni lëkurën e errët brenda kofshëve me këta përbërës natyralë
Errësimi i lëkurës në pjesën e brendshme të kofshëve është një problem shqetësues për shumë femra, por për fat të mirë mund të trajtohet.
E rëndësishme është të kuptoni pse ju shkaktohet një gjë e tillë sepse dhe trajtimi është i ndryshëm sipas rasteve.
Shkaqet e njollave të errëta në zonën e kofshëve;
Obeziteti
Ekspozimi ndaj rrezeve
Çrregullimi hormonal
Njolla si pasojë e efekteve anësore të barnave
Fërkim i lëkurës
Gjenetika
Sindromi i ovareve policistike
Diabeti
Mënyrat natyrale për të zbehur pamjen e këtyre njollave;
Vaji kokosit
Vaji kokosit do të veprojë si një hidratues dhe eksfoliant për lëkurën. Vitaminat e vajit të kokosit hidratojnë zonën e thatë të lëkurës dhe e pastrojnë atë nga qelizat e vdekura duke e njëtrajtësuar pigmentin e lëkurës.
Aloe Vera
Aplikimi i xhelit të aloe verës do të ndihmojë gjithashtu në reduktimin e inflamacionit dhe lëkurës së errët në zonën e brendshme të kofshëve.
Pudër
Fërkimi mund të errësojë gjithashtu kofshët e brendshme. Kur vishni pantallona të shkurtra, lyeni trupin me pudër për të shmangur sa më shumë fërkimin e lëkurës.
Tërshërë dhe kos
Përzieni pak lëng limoni, nëse nuk jeni të ndjeshëm ndaj acidit citrik, një lugë kos dhe një lugë tërshërë. Përziejeni mirë dhe masën që përftuar aplikojeni në lëkurën e errësuar për një orë.
Qumësht, mjaltë dhe vaj bajame
Përzieni 1 lugë gjelle mjaltë me një lugë gjelle vaj bajamesh dhe dy lugë mjaltë. Aplikojeni përzierjen në lëkurën e errët dhe lëreni për 15 minuta.