Trajto aknet e stinës me vetëm dy përbërës që i gjen në dollapin e kuzhinës!

Trajto aknet e stinës me vetëm dy përbërës që i gjen në dollapin e kuzhinës!

Me ndryshimin e temperaturave, lëkura e ndjeshme e disa personave mund të pushtohet nga aknet. Ka një mënyrë më të thjeshtë nga sa e keni menduar për t’i luftuar ato. Neps ju tregon më poshtë si:

Ne ju sugjerojmë një maskë të thjeshtë me dy përbërës:

*2 gjethe aloe vera

*1 lugë gjelle lëng limoni

Udhëzime:

Merrni gjethet e aloe veras, i pastroni nga papastërtitë dhe me ndihmën e një thike merrni pjesën e brendshme (xhelin kurativ).

E vendosni në një tas dhe e shtypni mirë me ndihmën e një piruni. Shtoni lëngun e limonit dhe aplikojeni maskën në të gjithë fytyrën edhe tek zona e dekoltesë (shmangni zonën e syve).

E lini të veprojë për 15-20 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.

Aplikojeni tri herë në javë, përdorni peshqir të pastër dhe do të shikoni se rezultatet do të jenë shumë të kënaqshme./neps.al

Shpërndaje në: