Trajtimi për kancer: Kompania AstraZeneca nënshkruan marrëveshje 4,7 miliardëshe
Ilaçbërësi “AstraZeneca” do t’i paguajë deri në 6 miliardë dollarë për të drejtat globale për trajtimin e ri japonez të kancerit.
Kompania farmaceutike anglo-suedeze tha që do t’i paguajë 1 miliardë dollarë për partnerin e saj Daiichi Sankyo, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Po ashtu ajo ka premtuar që të paguajë deri në 1 miliardë nëse trajtimet e reja marrin aprovimin nga rregullatorët dhe deri në 4 miliardë nëse shitet siç shpresohet.
Trajtimi i quajtur DS-1062, targeton proteinat Trop2 që mbiprodhohet nga kancerët e gjirit dhe mushkërive.
Dhe ndërhyrë në qelizat që prodhojnë tepër shumë proteina lejon trajtimin që të bëj kemoterapi selektive në zona të caktuar, në vend se ta vë në shënjestër gjithë trupin.
Medicina në fjalë ende nuk është aprovuar në asnjë vend të botës, dhe siguria e efikasiteti i saj ende nuk janë përcaktuar. /Periskopi