Trajtimi befasues me çokollatë – ndër shtatë ushqimet kryesore që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Trajtimi befasues me çokollatë – ndër shtatë ushqimet kryesore që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Sa her përmendet fjala kolesterol automatikisht mund të mendoni se është një gjë e keqe – por disa lloje të tij janë në të vërtetë thelbësore për shëndetin tuaj.

Trupi juaj ka nevojë për ‘kolesterolin e mirë’ për të funksionuar siç duhet, por është thelbësore të siguroheni që të mbani nën kontroll ‘pjesën e tij të keqe’. Nivelet e tepërta të ‘kolesterolit të keq’ dhe substancave të tjera mund të çojnë në formimin e pllakave në arterie, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të tilla si sëmundja koronare e zemrës, ataku në zemër dhe goditjet në tru, thotë Fondacioni Britanik i Zemrës.

Kolesteroli, një yndyrë gjaku e transportuar nga proteinat e quajtura lipoproteina, prodhohet në mëlçi dhe gjithashtu mund të hyjë në qarkullimin e gjakut pas ngrënies së ushqimeve të pasura me yndyra të ngopura, si mishi i qengjit, derrit, viçit dhe shpendëve me lëkurë. Përveç kësaj, qumështi me yndyrë të plotë, si dhe produktet e qumështit që rrjedhin prej tyre, si gjalpi, djathi dhe akullorja, përmbajnë yndyrna të ngopura. Ndoshta çuditërisht, vaji i palmës dhe i kokosit gjithashtu përmbajnë yndyrna të ngopura.

Por në një përpjekje për t’ju mbajtur të shëndetshëm, ekspertët e të ushqyerit në “Prepped Pots” të mundësuar nga MuscleFood kanë zbuluar shtatë ushqime që mund të përfshihen në çdo dietë për të përmirësuar nivelet e kolesterolit.

Manaferrat

Shtimi i manave të tilla si luleshtrydhet, boronica dhe mjedra në dietën tuaj është një mënyrë e lehtë dhe e shijshme për të ulur kolesterolin. Ato janë të mbushura me antioksidantë dhe fibra që përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm të zemrës. Shijoni ato vetë ose shtoni në “milkshake” dhe mëngjes.

Avokado

Ky frut popullor përmban yndyrna të shëndetshme të cilat ulin kolesterolin LDL dhe rrisin kolesterolin HDL, duke i dhënë ekuilibrin e përsosur. Për shkak se janë një frut me yndyrë, përpiquni të kufizoni veten në gjysmë avokado në ditë.

Hudhra

Hudhra përmban përbërës që mund të ulin kolesterolin dhe presionin e lartë të gjakut. Është një perime që mund të përfshihet lehtësisht në pothuajse çdo recetë. Ju gjithashtu mund ta merrni këtë në formë suplementi.

Arra

Bajamet dhe arrat janë të mbushura me yndyrna dhe fibra të shëndetshme që kontribuojnë në një zemër të shëndetshme. Bëni një përzierje dhe hani rreth një ose dy copa në ditë ose shtoni ato në sallata, mëngjes dhe smoothie.

Perime të pasura me fibra

Perimet janë një pjesë e rëndësishme e çdo diete të shëndetshme. Perimet e pasura me fibra si brokoli dhe lakrat  janë veçanërisht të mira për zemrën, duke pasur një ndikim pozitiv në nivelet e kolesterolit.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë mund të kontribuojë për një zemër të shëndetshme. Për të korrur përfitimet, zgjidhni një çokollatë me të paktën 70 për qind përmbajtje kakao, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Peshku i yndyrshëm

Peshqit e yndyrshëm si salmoni janë të pasur me omega-3 dhe mund të rrisin nivelet tona të kolesterolit ‘të mirë’. Llojet e tjera të peshkut yndyror përfshijnë tonin dhe sardelet.

Shpërndaje në: