Trajtimet estetike, cilat duhen dhe nuk duhen bërë gjatë verës

Trajtimet estetike, cilat duhen dhe nuk duhen bërë gjatë verës

Kur duhet bërë një dietë detoksifikimi?

Në ndjekje të saj duhet marrë parasysh: pas një serie teprimesh mes substancash apo konsumit ushqimor, si pushimet apo festat e Krishtlindjes; nëse jeni duhanpirës; pas një sëmundje, trajtimi mjekësor, kirurgji apo tronditje psikologjike: të gjitha këto rrethana shkaktojnë një stres të fortë oksidant në organizëm, për shkak të rritjes së prodhimit të radikaleve të lira; gjatë një diete dobësimi shumë të rreptë (edhe nëse kujtojmë se është e preferueshme për uljen e peshës ngadalë): burimi i indit dhjamor shkakton mostretjen e gjakut në përbërësit toksikë që ruhen në yndyrë.

1Kur duhet bërë një dietë detoksifikimi?

Është e nevojshme: pas një serie të konsiderueshme. Problemi më i madh i femrave është të dinë se si të sjellin në formë të shkëlqyer trupin për në verë dhe me një lëkurë të shndritshme. Për të patur një formë tërheqëse, para së gjithash duhet filluar nga ushqimi. Para se të vijë vera duhen konsumuar vakte ku mbizotërojnë frutat dhe perimet për të pastruar sa më mirë trupin. E rëndësishme është të mbajmë mend se nuk duhen eliminuar kurrë të gjitha karbohidratet në dietën tonë, por që sigurisht nevojitet t’i marrësh ato nga pak për të ‘ndriçuar’ organizmin. Ndërkaq duhet të pimë shumë ujë gjatë ditës (për të ndihmuar hidratimin) dhe të pimë disa lloje lëngje frutash (që janë me pak sheqer). Kur të vijë i nxehti, pra që në pranverë, temperatura fillon të rritet, ndaj është absolutisht e nevojshme për të trajtuar edhe lëkurën e fytyrës dhe të trupit, duke përdorur të gjitha ato produkte që ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës duke i dhënë sa më pak shkëlqim (pra përdorimi i scrub-it). Këto produkte kombinohen më pas me ato tonifikuese për t’i dhënë ngjyrën e duhur lëkurës. Sigurisht, ka dhe nga ata që nuk e preferojnë regjimin ushqimor ose nuk e ndjekin fare mbajtjen e një diete të rreptë bashkëngjitur ushtrimet fizike, dhe kthehen pastaj në sallonet estetike për të zgjidhur një sërë problemesh të shfaqura.

Sot ju këshillojmë disa trajtime PRO dhe KUNDËR që duhen pasur parasysh para verës:

PRO

Ndër trajtimet e zgjedhura për fytyrën janë ato me bazë nga acide frutash, të cilat, jo vetëm kanë një aromë shumë pranverore, por maskat e kësaj natyre ndihmojnë në pastrimin e lëkurës, eliminojnë qelizat e vdekura dhe përgatisin fytyrën për të marrë nxirjen. Gjithashtu ato ndihmojnë në rifitimin e linjës si një nga qëllimet kryesore të ne femrave para verës. Trajtimet për një bukuri të natyrshme mund të na ndihmon të humbasin disa centimetra më shumë dhe të përballemi me fitore para kostumit të duhur të plazhit. Për tonifikimin dhe hollimin e këmbëve ju këshillojmë trajtim me bazë algash, të cilat premtojnë rezultate mahnitëse që me aplikimin e parë. Për celulitin në fakt , mënyra më e mirë është masazhi me vajra esencialë të cilat lehtësojnë qarkullimin e gjakut dhe limfatike dhe ju ndihmojnë t’i mbani këmbët tuaja sa më të tonifikuara dhe më pak të fryra.

KUNDËR

Çdo gjë që përfshin dregëza apo cikatrice nga ndërhyrjet e vogla mjekësore, të tilla si heqja e njollave duhet të shmangen, sepse plagët, pa marrë parasysh sa të vogla janë, asnjëherë nuk shkojnë dakord me diellin. Kujdes edhe në shumicën e trajtimeve me laser: ato e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit, kështu që duhet të kryhen vetëm kur ju jeni të sigurt që nuk do të ekspozoheni në diell ose të mbroni veten nga ekspozimi i rrezeve UV. Më mirë t’i shtyni ato për në vjeshtë, kur dielli nuk është aq intensiv.

 

Shpërndaje në: