Trajneri rumun nuk e përballon dot humbjen, e quan Kosovën “komunë”

Trajneri rumun nuk e përballon dot humbjen, e quan Kosovën “komunë”

Kosova arriti të shënojë fitore ndaj Rumanisë në Bukuresht në kualifikimet për Kampionatin Evropian në Hendboll me rezultat 25-30, duke shkaktuar një shok total në Bukuresht.

“Dardanët” nuk kishin shënuar asnjë fitore mysafir dhe atë e arritën mbrëmë ndaj rumunëve.

Kjo humbje mori vëmendjen e mediave rumune, teksa ka tronditur edhe trajnerin rumun, Gheorghe Tadic.

Tadic është selektor i ekipit të Rumanisë në konkurrencën e femrave.

Ai në një intervistë dhënë për Agerpress madje e quajti Kosovën “komunë”.

“Nuk e di cila është fjala më e keqe, poshtërim apo turp. Komuna e Kosovës na mundi” – tha Tadic.

Shpërndaje në: