Trajneri Petkovic dhe lojtarët e Zvicrës e dëgjuan Xhakën mbrëmë si fëmijët babain

Trajneri Petkovic dhe lojtarët e Zvicrës e dëgjuan Xhakën mbrëmë si fëmijët babain

Granit Xhaka ishte absolutisht sensacional në kualifikimin e Zvicrës mbrëmë në fazat e vonshme të Euro 2020.

Mesfushori shqiptar dhuroi atë që po konsiderohet si një prej paraqitjeve më të mira individuale në histori të Kampionatit Evropian, për ta inspiruar Zvicrën drejt një triumfi pas penalltive kundër Francës favorite, shkruan Periskopi.

Xhaka ishte thjesht kudo nëpër fushë, teksa dhuroi asistimin në frymën e fundit të ndeshjes, i cili e dërgoi takimin në vazhdime.

Sidoqoftë, pas 120 minutave lojë, ishte koha për penallti dhe kosovari thjesht dha gjithcka nga vetja në fjalimin para 11-metërshave.

Bashkëlojtarët dhe trajneri Vladimir Petkovic e dëgjuan me vëmendje të plotë, teksa askush nuk lëshoi asnjë zë para se ai ta përfundonte.

Shikoni momentin më poshtë, të postuar nga gazetari Arlind Sadiku në Facebook. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: