Trajneri i Venezias “çmendet” fare, fyen dhe sulmon futbollistin e tij

Trajneri i Venezias “çmendet” fare, fyen dhe sulmon futbollistin e tij

Skuadra e Venezias ka humbur në shtëpi sot kundër Sampdorias me rezultat 0-2 me dy golat e shënuar nga sulmuesi italian, Francesco Caputo, por në minutën e 86’të sulmuesi francez i vendasve, Thomas Henry u ndëshkua me karton të kuq dhe trajneri i tij reagoj në një mënyrë mjaft të ashpër, transmeton Gazeta Metro.

Trajner i skuadrës së Venezias, Paolo Zanetti gjatë fundit të ndeshjes ka bërë një gjest jo human duke e fyer mjaft rëndë sulmuesin e ekipit të tij pas përjashtimit nga ndeshja.

Sulmuesi 27 vjeçar u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 86’të dhe kështu u përjashtua nga ndeshja, por gjatë largimit të tij trajneri i tij filloi ta shtynte dhe e ka fyer me fjalët: ” Mbylle gojën. Derr ***. Ku*vë e ndyrë.”

VIDEO

 

Shpërndaje në: