Trajneri i Suedisë: Duhet të përgatitemi sa më mirë për Kosovën, individualisht të aftë të bëjnë gjithçka
Kombëtarja e Suedisë tashmë e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e tetorit, ku është përfshirë edhe Zlatan Ibrahimovic.
Kosova do të përballet me Suedinë më 9 tetor, për t’u ndeshur tri ditë më vonë me Greqinë.
“Së pari, ne duhet të jemi sa më mirë të përgatitur për Kosovën. Ne e dimë se është një ekip individualisht i aftë që do të bëjë gjithçka për të na krijuar probleme” – tha ai.