Trajneri i ri i Kosovës: Duhet të kemi ambicie si çdo vend i botës
Trajner i sapo emëruar i Kosovës, franceze Alain Giresse ka folur fjalët e para pasi mori detyrën e re në konferencë për media të zhvilluar të mërkurën.
Ai e filloi fjalimin e tij duke treguar se ka një lidhje te veçantë me Kosovën dhe se kjo miqësi është që nga koha e ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri.
Madje, në ndeshjen miqësore ndërmjet Senegalit dhe Kosovës, Giresse që në atë kohë ishte trajner i Senegalit zbuloi se nga njerëzit e këtij vende pyetej se kush është shtetit me të cilin do të luajmë dhe se ai u tregonte që është një shtete që e njoh shumë mirë.
E sa i përket aventurës së tij të re, ish-mesfushori francez tha se Kosova duhet të ketë ambicie të mëdha, ashtu siç ka secili vend i botës.
“Gjithsesi duhet të zhvillojmë potencialin ekzistues varësisht prej forcës por edhe prej anëve më të brishta që i ka një ekip gjithsesi dhe të krijojmë një ekip pa ia fiksuar vetes një objektiv ku duhet të shkosh. Duhet të kërkohet që të jemi me performancë sa më të mirë për çdo lojë… Mandej futbolli ka shumë parametra. Gjithmonë duhet të mundohesh të bësh më të mirën dhe rezultatet më të mira. Tani nuk mund të themi se cilat janë kufinjtë e Kosovës, pra duhet të kemi ambicie si në Kosovë si në çdo të vend të botës. Çdo lojtarë që duhet të jetë në seleksion duhet ta ketë ambicien e njëjtë.”, tha Giresse.
Giresse nuk pranoi që të flas shumë rrëth objektivave që do t’i ketë me Kosovën duke deklaruar se nuk mund të jap prognoza sepse ajo që duhet të shikohet është puna që do të bëhet në teren.
“Nuk di a ka ndonjë garë ku mund ta dish paraprakisht kush do të jetë fituesi, kjo është magjia faktikisht e futbollit. Në Ligën e Kombeve sigurisht nuk mund të kemi prognoza, nuk mund ta dimë a jemi në grupin e favoritëve. Por kjo nuk duhet të na shqetësoj ne, loja bëhet në teren. Por gjithsesi do të punojmë në maksimum ma e nënvlerësua ose mbivlerësuar ekipin që e kemi përballe.”, vazhdoi francezi.
Giresse gjithashtu zbuloi se ai ka nënshkruar kontratë si trajner i Kosovës që zgjatë deri në muajin nëntor të vitit 2023.
“Sot kam nderin ta prezantoj trajnerin e ri, selektorin, të mirënjohurin për ju dhe për të gjithë ne është Alian Giresse. Besoj se emri i tij iu thotë se kush është nuk kam çfarë ta prezantojë më shumë por jam shumë i lumtur sot që ky gjindet në mesin tonë dhe ka pranuar ofertën tonë që të jetë selektor i Kombëtares së Kosovës A me të cilën do të i futemi sfidës për të pasur rezultate sa më shumë bashkarishtë. Ne sot i kemi garantuar dhe i kemi dhënë përkrahjen e plotë Giresses që do të jemi prapa tij me të gjitha organizimet tona, me të gjitha mundësitë tona që i ka Federata e Futbollit dhe besoj shumë dhe shpresoj që duke e njohur kualitetin e lojtarëve tanë dhe punën e tij e përkushtimin e tij që do të kemi rezultate të pritura dhe besoj që do ta arrijmë atë synim që e kemi dhe e kemi pasur deri më tani”, tha i pari i FFK-së.
I pyetur se kush ishin emrat e trajnerëve në listën e gushtë të FFK-së, Ademi nuk pranoi të përmend emra duke thënë se duhet respektuar trajneri tashmë i angazhuar.