Trajneri i Qipros: Kosova është e fortë, por ne e duam fitoren!

Trajneri i Qipros: Kosova është e fortë, por ne e duam fitoren!

Timur Ketspaja, trajneri i kombëtares së Qipros pret fitore edhe ndaj Kosovës sonte në shtëpi.

Qipro dhe Kosova do përballen sonte me fillim nga ora 18:00, në AEK Arena. Qipro vjen nga fitorja në udhëtim ndaj Lituanisë – teksa Kosova pas humbjes turpëruese nga Rumania 0:3.

“Duam të vazhdojmë me fitore. E dimë se duhet të përballemi me një kombëtare me plot talent me lojtarë që garojnë në ligat e mëdha. Duam të fitojmë gjëra nga ndeshja”, tha fillimisht trajneri Kespaja në konferencën për media.

“Sigurisht që Kosova nuk është si Lituania. Ata janë një ekip shumë i mirë, por edhe ne treguam gjëra dhe do të luajmë për fitoren. Duam të arrijmë fitoren”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: