Trajneri i PSG-së: E ardhmja ime? Është vërtetë shumë herët për të folur për të

Trajneri i PSG-së: E ardhmja ime? Është vërtetë shumë herët për të folur për të

Ka përfunduar takimi ndërmjet Bayernit dhe Parisit në kuadër të ndeshjes së kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Bayernit e ka fituar edhe takimin e dytë ndaj PSG-së me rezultatin e pastër në 2:0, duke e dëshmuar kështu forcën e saj në dy ndeshjet ndaj milionerëve parisien, shkruan Periskopi.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i PSG-së, Galtier ku tha se është herët të flitet për të ardhmen e tij.

“E ardhmja ime? Është vërtet shumë herët për të folur për të. Varet nga menaxhmenti dhe presidenti im. Ka një zhgënjim”.

“Klubi kishte shumë shpresa për këtë kompeticion. Unë qëndroj i fokusuar në fund të sezonit”, tha ai.

Shpërndaje në: