Trajneri i Prishtinës flet pas duelit me Ballkanin: Ishin më të mirë, ne shpresojmë të ringjallemi
Ballkani ka arritur të marr fitore të madhe në shtëpi duke mposhtur Prishtinën me rezultat solid 2-0.
Golat për Ballkanin i shënuan, Baftiu dhe Ermal Krasniqi në minutat 34’të dhe 39’të të takimit.
Ballkani kishte raste të tjera kur Ermal Krasniqi humbi penalltinë në minutën e 9’të të takimit.
Vlen të theksohet që Ballkani goditi 2 herë shtyllën e mysafirëveve, fillimisht me Gripshin në pjesën e parë, i cili gjuajti fuqishëm nga distanca, kurse Korenica në pjesën e dytë në minutën e 85’të të takimit, kur goditjen e tij e devijoi në transversale portieri i Prishtinës, Haxho.
Pas ndeshjes për “Art Sport” ka folur trajneri i Prishtinës, Ibrakovic i cili tha se Ballkani ka qenë më i mirë në ndeshje.
“E uroj Ballkanin për fitoren, ishin më të mirë se ne, loja jonë ishte si në aspektin fizik dhe psikologjik e dobët, menduam të ndryshojmë në pjesën e dytë por nuk arritëm. Tash e kemi një javë rikuperim dhe të shohim.
“Prishtina nuk mendoj se rrezikon barazhin, do të mbledhim forcat në pushim dhe shpresojë të ringjallemi prapë”, deklaroi Ibrakovic.