Trajneri i Portugalisë” S’kam probleme me Ronaldon, ai dha shembullin e një kapiteni
Portugalia është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror.
Portugezët triumfuan 6:1 ndaj Zvicrës në 1/8 e finales, duke dominuar totalisht ndeshjen, shkruan Periskopi.
Pas kësaj Portugalia do të takohet me Marokun në kuadër të çerekfinales së Botërorit.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Portugalisë, Santos ku tha se nuk ka asnjë problem me Ronaldon dhe se portugezi tregoi shembullin e një kapiteni të vërtetë.
“Cristiano dhe Ramos janë lojtarë të ndryshëm. Nuk ka asnjë problem me kapitenin e Kombëtares. Ne kemi qenë miq për shumë vite. Ai dha shembullin e një kapiteni”, tha Santos, trajneri i Portugalisë.