Trajneri i Polonisë e krahason Messin me legjendën e skijimit, Alberto Tomban
Trajneri i Polonisë, Czeslaw Michniewicz, ka krahasuar Lionel Messin me legjendën e skijimit, Alberto Tomban, përpara ndeshjes të rëndësishme ku skuadra e tij do të përballet me Argjentinën. Ai ka thënë se për ta ndalur yllin argjentinas nuk mjafton një futbollist.
Ndërsa Polonia po përgatitet të përballet me Argjentinën në ndeshjen vendimtare se cila do të kalojnë grupin, Michniewicz ka lavdëruar Messin dhe e krahasoi sulmuesin me ish-skitarin legjendar të skive alpine italiane, Alberto Tomban, i cili mund të mburret se ka fituar tre medalje të arta olimpike. Taktika që mund të funksionojë sipas tij është se lojtarët e tij duhet ta rrethojnë sulmuesin e Paris Saint-Germain sa herë që ai merr topin pasi është e pamundur që një lojtar ta ndalojë atë.
“Messi në fushë është si Alberto Tomba në ski. Ai është në gjendje të kalojë lojtarët njëjtë si Tomba në sllallom. Pra ne duhet ta rrethojmë Messin, sepse ai në situatë tjetër mund të na shënojë lehtësi. Një lojtar nuk mund ta ndalë atë, duhet të vendosim lojtarët rreth tij. E gjithë bota ka vite që kërkon mënyrën se si ta ndalë Messin, dhe ai ka vazhduar të jap qindra gola e asiste. Nuk besoj se do të mund të gjejmë ndonjë përgjigje finale për këtë problem.”
Kjo ndeshje është quajtur gjithashtu si një betejë midis Robert Lewandowski dhe Messit, megjithatë, Michniewicz këmbëngul se gara nuk do të vendoset vetëm nga një individ.
“Nuk është vetëm një ndeshje mes Lewandowskit dhe Messit, nuk është tenis,” tha ai. ” Roberti ka nevojë për shokët e tij të skuadrës, njëlloj si Leo ka nevojë për të tij. Ne mbështetemi te këta sulmues të mëdhenj, por ata nuk mund të fitojnë vetë.”
Kapiteni i Argjentinës do të shpresojë se ai mund të frymëzojë vendin e tij për fitoren ndaj Polonisë dhe të sigurojë kalimin e tyre në raundin e 1/8 e finales. Të dyja palët do të kualifikohen nëse ndeshja e tyre përfundon në barazim dhe gjithashtu nëse nuk ka pikë të plota në ndeshjes mes Arabisë Saudite dhe Meksikës, ndeshje këto që zhvillohen në të njëjtën orë, sot.