Trajneri i përkohshëm, Gliha: Ndaj Greqisë do të jetë edhe më e vështirë sesa ndaj Jordanisë

Trajneri i përkohshëm, Gliha: Ndaj Greqisë do të jetë edhe më e vështirë sesa ndaj Jordanisë

Primoz Gliha ka dhënë komentet e tij para ndeshjes së radhës për Kosovën.

Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e fundit në këto kualifikuese, në udhëtim kundër Greqisë. Trajneri aktual i Kosovës pret ndeshje më të vështirë sesa ajo ndaj Jordanisë.

“Ndaj Greqisë do të jetë më ndryshe, më vështirë. Ata jane ekip shumë më i mirë. Secili futbollist duhet të japë maksimumin, për të vuajtur në fushë, të japë gjithçka, për të vdekur për shtetin e tij. Do të provojmë të japim maksimumin dhe të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, tha Gliha.

Gliha në ndeshjen e parë si drejtues i Kosovës pësoi humbje ndaj Jordanisë. /Periskopi/

Shpërndaje në: