Trajneri i njohur italian: Liverpooli nuk ka lojtarë të klasit botëror

Trajneri i njohur italian: Liverpooli nuk ka lojtarë të klasit botëror

Arrigo Sacchi, trajneri legjendar italian që arriti majat e futbollit botëror me skuadrën e Milan në fund të viteve 1980 ka dhënë një opinion për skuadrën e Liverpoolit.

Sacchi tha se Liverpoolit fitoi vetëm me presion të lartë ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, madje ai shkoi tutje ku tha se skuadra e Klopp nuk ka lojtarë të klasit botëror, shkruan Periskopi.

“Interi po luan futboll të mirë brenda vendit, por në nivelin kontinental nuk po fiton ose mund të fitojë vetëm një në 100 ndeshje. Pa presion dhe pa dominuar lojën je i kufizuar në atë se sa larg mund të shkosh”, argumentoi ish- trajneri i Milanit .

“Ne duhet të jemi optimistë dhe një ekip që gjithmonë duhet të ndjekë lojën nuk mund të jetë optimist”.

“Liverpooli nuk ka një lojtarë të klasit botëror. Kur Mohamed Salah ishte në Itali ai ishte një lojtar i mirë, por jo i klasit botëror. Por ata luajnë me një ritëm shumë të lartë dhe me intensitet”.

Është një deklaratë që ka habitur shumë në Itali pasi Salah, për të mos përmendur Sadio Mane dhe Virgil van Dijk , ndër të tjera, konsiderohen si disa nga lojtarët më të mirë në botë.

Shpërndaje në: