Trajneri i Maqedonisë flet për shortin: Do të bëjmë më të mirën për t’u kualifikuar në Kupën e Botës

Trajneri i Maqedonisë flet për shortin: Do të bëjmë më të mirën për t’u kualifikuar në Kupën e Botës

Maqedonia nuk pati edhe shumë fat në shortin e hedhur sot në Zurich të Zvicrës, për fazën Play Off të kualifikueseve për Kupën e Botës.

Kombëtarja e Maqedonisë mund të përfundonte në një vazo me Poloninë, Rusinë e Suedinë, por përfundoi te Portugalia, Italia e Turqia.

Në gjysmëfinale të shortit, në rrugën C, Maqedonia do të përballet me Italinë. Në rast fitoreje, i pret Portugalia ose Turqia. Pas këtij shorti jo të lehtë, disa fjalë ka thënë Blagoja Milevski, trajneri i Maqedonisë Veriore.

“Italia është kampione aktuale e Evropës. Kemi respekt për kundërshtarin dhe trajnerin e tyre. Do të jetë e vështirë, sigurisht, por duhet të mësohemi me sfidat. Maqedonia ka kualitet, do të shfrytëzojmë shansin dhe të bëjmë më të mirën tonë, të jemi kompetitivë”, ka thënë Milevski, transmeton Periskopi.

“Maqedonia ka treguar se pavarësisht nëse luan në shtëpi apo jashtë, mund të shkaktojë telashe për secilin kundërshtar. Sigurisht se na mungon përkrahja, por duhet të përshtatemi me kushtet. Italia shihet favorite sipas renditjes, por në fushë do të bëjmë ë pamundurën. Kemi treguar në kualifikime se kemi kualitet dhe do të bëjmë më të mirën për të konfirmuar këtë”, shtoi mes tjerash ai.

Maqedonia V ishte një nga befasitë më të këndshme në kualifikueset për Kupën e Botës 2022./ Periskopi/

Shpërndaje në: