Trajneri i Lituanisë: Kosova është kundërshtar mjaft serioz
Trajneri i Lituanisë, Valdas Urbonas është deklaruar para ndeshjes miqësore ndaj Kombëtares së Kosovës.
Kosova do jetë nesër nikoqir i Lituanisë, ndeshje që do zhvillohet në “Fadil Vokrri”, si test për të parë se në çfarë forme janë Kombëtaret para kualifikimeve për Kupën e Botës.
Urbanos e ka krahasuar Kosovën me Shqipërinë, duke theksuar se luajnë ngjashëm në stilin e lojës, derisa është në dijeni të skuadrës “Dardane”.
“Kosova ka histori të shkurtë në futboll, por ka ekip ambicioz që luan ngjashëm si Shqipëria. Shoh ngjashmëri te këto dy ekipet”.
“Kosova ka futbollistë që luajnë në ekipe të mira evropiane. Ata kanë arritur të nxjerrin rezultate të mira edhe ndaj rivalëve më të mirë se ata, prandaj na pret një kundërshtar mjaftë serioz”, deklaroi ai.
Ndërkohë, kujtojmë se përballja mes dy skuadrave nis në ora 20:45.