Trajneri i Kroacisë: “Modrici është zemra e skuadrës, ai e mbanë ekipin të bashkuar”

Trajneri i Kroacisë: “Modrici është zemra e skuadrës, ai e mbanë ekipin të bashkuar”

Trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic grumbulloi lavdërime për Luka Modricin pasi kapiteni shënoi një gol mahnitës të martën ndaj Skocisë që siguroi vendin e tyre në 1/16 të Euro 2020.

Pas humbjes ndaj Anglisë dhe barazimit me Republikën Çeke, Kroacia ishte nën presion në ndeshjen e tyre të fundit në Grupin D, por finalistët e Kupës së Botës të vitit 2018 u përgjigjën me golat e Modric, Nikola Vlasic dhe Ivan Perisic për të përfunduar të dytët, transmeton Periskopi.

Trajneri kroat u deklarua për Modricin duke thënë:

“Askush nuk është i sigurt se si Luka arrin ta mbajë nivelin e tij kaq të lartë,”

“Ne gjithmonë presim që Luka do të bjerë, se do të humbasë forcën e tij. Ai është ai që tërheq të gjithë ekipin së bashku. Ai nuk dorëzohet.”

Në 35 vjet dhe 286 ditë, Modric u bë golashënuesi më i vjetër i Kroacisë në Euro. Ai ishte gjithashtu më i riu i tyre, duke shënuar si 22-vjeçar në 2008.

“Çfarëdo që të them për Lukan dhe lojën e tij nuk do të mjaftonte … Unë jam shumë krenar për të”

Shpërndaje në: