Trajneri i Kosovës jep shpresë për Amir Rrahmanin
Nesër Kosova do të takohet me Qirpon në stadiumin ‘Fadil Vokrri”, duel ky në kuadër të ndeshjes së fundit të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Para kësaj ndeshje të madhe ka folur edhe trajneri i Kosovës, Alain Giresse i cili përmendi se portieri, Aro Muriq është lënduar ndaj Irlandës së Veriut, ndërsa tha se mbrojtësi, Amir Rrahmani ka shënuar progres por që duhet t’i përcjellet gjendja e tij.
“Amir Rrahmani ka progress, ka përmirësim, por do të shohim sot apo nesër se a është i gatshëm për lojë”.
Kujtojmë se ndeshaj e nesërme zhvillohet me fillim nga ora 20:45.