Trajneri i Juventusit: Ronaldo na tha se s’dëshiron të luajë më për ne

Trajneri i Juventusit: Ronaldo na tha se s’dëshiron të luajë më për ne

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar që Cristiano Ronaldo i ka thënë klubit se “nuk dëshiron” të luajë për ta.

36 vjeçari, që është lidhur me një lëvizje te Manchester City, është lënë jashtë skuadrës në përballjen me Empolin.

Juventusi nuk ka marrë ende asnjë ofertë për sulmuesin portugez, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Ai nuk është lidhur me një kalim te ndonjë prej ish klubeve të tij, Real Madrid apo Manchester United.

Vetëm City ka mundësinë që t’i japë pagën e dëshiruar. /Periskopi

Shpërndaje në: