Trajneri i Izraelit ‘diss’ Shqipërisë: Jam njeriu më i lumtur në botë
Alon Hazan, trajneri i Izraelit, pas fitores me Shqipërinë që i siguroi ngjitjen në Ligën A të Nations League, deklaroi: “Jam i lumtur për fitoren, më shumë edhe për faktin pasi zakonisht jemi ne ata që humbasim në minutat e fundit. Fakti që patëm sukses do të thotë që po punojmë në mënyrën e duhur.
Jam i lumtur për skuadrën dhe jo për veten, pësuam një gol dramatik në fund, por u rikthyem shpejt në lojë. Dua të përmend se Shqipëria ishte dominuese dhe bëri shumë presion në disa momente të lojës, por e menaxhuam mirë dhe zhvilluam lojën tonë”.
“Jam njeriu më i lumtur në botë sepse ishim më mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe djemtë dhuruan spektakël. Pësuam një gol vërtet të madh, shumë i bukur. Pas atij momenti, Shqipëria ishte entuziaste dhe kërkuan fitoren, por në fund ia dolëm ne.
Ata shënuan një gol që nëse unë do të isha duke e parë ndeshjen nga shtëpia, atëherë me siguri do ta kisha duartrokitur. Jam i lumtur sepse lojtarët në fushë, u shfaqën pa ndjenjën e inferioritetit”, përfundoi Hazan deklaratën e tij.