Trajneri i Hungarisë shpërthen në lot pas barazimit me Francën: Ëndrrat nuk kushtojnë

Trajneri i Hungarisë shpërthen në lot pas barazimit me Francën: Ëndrrat nuk kushtojnë

Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi nuk ka munudr t’i mbajë dot lotët gjatë konferences për shtyp pas barazimit ndaj Francës, shkruan Insporti.

Rossi bllokoi kampionët e Botës Francën dhe disa nga yjet e ‘gjelave’ si Mbappe, Griezmann apo edhe Pogba në atë barazim 1-1.

Hungarezët të udhëhequr nga trajneri Italian, me skemën 3-5-2, dhanë gjithçka në fushë dhe u shtynë nga atmosfera e tifozëve në stadiumin ‘Puskas Arena’.

Trajneri Rossi vlerësoi shpirtin e grupit të tij, emocioni ishte aq i madh sa që në konferencën për shtyp ai nuk mundi të mbajë lotët: “Lojtarët u dalluan për guximin e tyre”. Në ditën e tretë dhe të fundit të grupit ndeshja kundër Gjermanisë: “Ëndrrat nuk kushtojnë.

Image

 

Shpërndaje në: