Trajneri i Dritës, Nuhiu e di se do të jetë e vështirë të fitohet titulli tash: Nuk dorëzohemi por është goditje

Trajneri i Dritës, Nuhiu e di se do të jetë e vështirë të fitohet titulli tash: Nuk dorëzohemi por është goditje

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e ka pranuar se barazimi me Gjilanin sot në derbin e Anamoravës, ia zbeh gjasat për titull skuadrës së tij.

Tash titulli është i Prishtinës për t’u humbur, teksa kryeqytetasit triumfuan sot bindshëm 3-0 kundër Besës, shkruan Periskopi.

“Deri sa matematikat kemi mundësi, nuk do të dorëzohemi. Barazimi është një goditje, por kishim mungesa”, tha Nuhiu për Art Motion.

“Sot kishim diçka më shumë se kundërshtari, por jo mjaftueshëm për të fituar ndeshjen. Ky është futbolli, dhe jemi ku jemi”. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: