Trajneri i Dritës: Ishte ndeshje e vështirë, me pak fat do të ishim fitues
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Ballkani dhe Drita kanë dhuruar një ndeshje fantastike në Suharekë, por që në fund nuk kishte fitues.
Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, me Kuç që shënoi për epërsinë e skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja, kurse Vitija barazoi shifrat në minutën e 36-të.
Pas këtij barazimi, Ballkani vazhdon të mbetet në vendin e parë me 50 pikë, kurse Drita është e dyta me 48.
Trajneri i skuadrës së Dritës, Arsim Thaqi tha se skuadra e tij tregoi paraqitje të mirë dhe se me pak fat do të ishine dhe fitues.
“Ishte një ndeshje e vështirë, të dyja skuadrat janë shumë të forta dhe dhanë maksimumin. Me pak fat do të ishim fitues në këtë ndeshje. Barazimi na jep mundësinë që të jemi më pranë vendit të parë, shpresojmë që tani të shmangim gabimin e Ballkanit. Mendoj se Drita ka luajtur sot një ndeshje prej kampioni“, tha Thaqi.