Trajneri i Dritës flet për shortin në Konferencë Ligë: Në këto nivele, çdo skuadër ka cilësitë e veta
Skuadra e Dritës, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, do të përballet me Inter Turku nga Finlanda.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur në lidhje me këtë, duke u shprehur optimist.
“Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë dhe vlerat e veta, prandaj kundërshtari ynë meriton respekt maksimal dhe një analizë të detajuar. Kemi kohën e mjaftueshme për të analizuar ekipin e FC Inter Turku, pasi që kampionati në Finlandë është ende duke u zhvilluar”, ka thënë trajneri Nuhiu për faqen zyrtare të klubit.
“Kjo na mundëson që të marrim edhe më tepër informacione për kundërshtarin tonë dhe ne të vazhdojmë punën e përgatitjet”.