Trajneri i Dritës: E kemi analizuar mirë Antwerp, jemi gati
Trajneri i FC Dritës, Ardian Nuhiu, duke folur në konferencën për media, një ditë para duelit me Royal Antwerp, ka thënë së skuadra e tij, ka një motiv të veçantë për sfidën e nesërme.
Drita dhe Royal Antwerp do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën kthyese të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur pa gola, derisa nesër mbrëma do të përcaktohet skuadra e cila do të kalojë në rrethin e tretë të kësaj garë evropiane.
Nuhiu tha se skuadra e tij është e përgatitur mirë për duelin kthyese me Royal Antwerp. Ai thotë se e kanë analizuar mjaft mirë skuadrën kundërshtare.
“Skuadra jonë është mirë. Futbollistët janë të fokusuar në ndeshje. Shoh një motiv të veçantë për ndeshjen e nesërme. Na pret një sfidë e madhe, realisht një mundësi shumë e mirë për futbollistët tanë të tregojnë vlerat. Kemi analizuar kundërshtarin. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e ndeshjes. Kemi analizuar dy ndeshjet, ndaj nesh edhe atë në kampionat të Antwerp”, tha Nuhiu.
Ai ka e vlerëson lart kundërshtarin e nesërme, por ai ka shtuar se ka besim tek futbollistët e tij.
“Është skuadër agresive, skuadër që bën presion të lartë, me individë shumë cilësor. Për të gjitha këto kemi pasur javën e kompletuar të përgatitemi. Unë kam besim të plotë te skuadra jonë që do të përformohet mjaft mirë atë që kemi përgatitur”, theksoi Nuhiu.
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ nesër mbrëma pritet të jetë e stërmbushur për dulin Drita-Antwerp, sfidë kjo që nis në orën 20:00.