Trajneri i Dortmundit i zhgënjyer: Na mungoi instikti vrasës, meritonim më shumë

Trajneri i Dortmundit i zhgënjyer: Na mungoi instikti vrasës, meritonim më shumë

Borussia Dortmund nuk arriti dot të thyejë parashikimet dhe të triumfojë në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit në “Wembley”, ndonëse bënë një pjesë të parë mjaft të mirë.

Trajneri Edin Terziç nuk e fshehu zhgënjimin për disfatën, teksa pas ndeshjes pranoi se “verdhezinjve” u mungoi instikti vrasës, duke mos arritur të shfrytëzojnë epërsinë.

“Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë dhe dukej se kishim gjithçka nën kontroll, por na mungoi instikti vrasës. Nga ana tjetër Reali nuk e humbi asnjëherë qetësinë dhe përqendrimin, duke goditur në momentin e duhur. Më këtë takim e kuptuam se jo më kot ata e kanë fituar 15 herë Ligën e Kampionëve”, u shpreh Terziç.

Real Madridi triumfoi me shifrat 2-0 në finalen e madhe të Londrës, teksa skuadra spanjolle festoi trofeun e 15-të në këtë kompeticion.

Në anën tjetër, Dortmundi pësoi disfatën e dytë në tri finale të Ligës së Kampionëve.

 

Shpërndaje në: