Trajneri i Dinamo Kievit nuk del fare në konferencë për shtyp, nervozohet me thirrjet e tifozëve të Fenerbahces
Skuadra e Dinamo Kievit ka fituar ndaj Fenerbahces sonte në Turqi me rezultatin 1:2, për të kaluar tutje në fazën e tretë të kualifikimeve të Champions League.
Gjatë ndeshjes, tifozët e Fenerbahces kishin sjellje jo të mira në drejtim të ekipit ukrainas.
Tifozët e Fenerbahces në kor kënduan emrin e Vladimir Putinit pas golit të Dinamo Kievit, duke u munduar t’i dekoncentrojë lojtarët ukrainas.
Kjo i pengoi lojtarëve dhe stafit të Dinamo Kievit, teksa trajneri i ekipit ukrainas, Mircea Lucescu nuk doli fare në konferencë për media pas ndeshjes.
Ai ishte i irrituar me pritjen që iu bë ekipit të tij.