Trajneri i Detroit komenton ngjarjet e shëmtuara: Nuk mendoj se LeBron është lojtar i ndyrë
NBA është shëmtuar nga pamjet në ndeshjen Detroit Pistons – Los Angeles Lakers.
LeBron James dhe Isaiah Stewart u përfshinë në një incident pasi ‘Mbreti’ e goditi me bërryl lojtarin e Pistons.
Gjakosja në fytyrë bëri që Stewart të humbte nervat dhe të sulmonte Mbretin, por të tjerët lojtarë ndërhynë dhe parandaluan gjithçka.
Megjithatë, përkundër ndërhyrjes së ashpër, trajneri i Pistons, Dwane Casey nuk beson se LeBron bëri diçka me qëllim.
“Ishte ngjarje e rëndë me Isaiah. Syri i tij u ça, u hap tërësisht. Nuk mendoj se James është lojtar i ndyrë”, ka thënë Casey, duke insistuar se asgjë nuk ishte e qëllimshme.
James është dënuar me një ndeshje, kurse Stewart me dy ndeshje mos lojë, nga komisioni disiplinor i NBA. /Periskopi/