Trajneri i Danimarkës, Hjulmand: “Unë i admiroj këtë djem, po luftojnë shumë”

Trajneri i Danimarkës, Hjulmand: “Unë i admiroj këtë djem, po luftojnë shumë”

Përzgjedhësi i Danimarkës, Kasper Hjulmand, është ndarë i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij në fitoren 4-0.

Ai fillimisht u ndal tek Kasper Dolberg, i cili shënoi dy gola, në stadiumin ‘Johan Cruyff Arena’ ku e nisi karrierën si 17 vjeçar.

“Doblerg? Duhej të përfundonte në këtë mënyrë me gola të shënuar në vendin e tij të vjetër në shtëpi e tij. Unë kisha një ndjenjë të mirë për të, dhe ai ishte fantastik”, deklaroi trajneri.

Pastaj ai u ndal te ndeshja, duke thënë se djelmoshat e tij po luftojnë për sukses.

” Është e vështirë të besosh se ky është realiteti. Unë i admiroj djemtë dhe faktin që ne mund të vazhdojmë të luftojmë. Pavarësisht se kush luan, ata luajnë shumë mirë. Djemtë janë luftëtarë të vërtetë”.

“Ne jemi në gjendje të jemi fleksibël. Gjithçka nuk ishte perfekt gjatë lojës, por u përmirësuam dhe kjo është diçka që e kemi bërë disa herë”, deklaroi Hjulmand.

Shpërndaje në: