Trajneri i Burnleyt duke qëndruar në stuhi të borës pa xhaketë dhe duke qeshur, është thjesht bizare

Trajneri i Burnleyt duke qëndruar në stuhi të borës pa xhaketë dhe duke qeshur, është thjesht bizare

Përballja e Burnleyt me Tottenhamin është shtyer për shkak të motit të rënduar në ‘Turf Moor’.

Takimi i elitës së futbollit anglez është prej eventeve të fundit sportive që është shtyer për shkak të motit.

Stafi i stadiumit u mundua me krejt qenien ta bëjë fushën të luajtshme, por në fund e humbi betejën me nënën natyrë, transmeton Periskopi.

Derisa ishin pamje të bukura për foto, gjyqtarët nuk patën asnjë zgjidhje tjetër vec ta shtyejnë ndeshjen për një ditë tjetër.

Sidoqoftë, derisa bora mjaftoi për ta shtyrë një ndeshje, nuk mjaftoi për t’ia larguar buzëqeshjen trajnerit Sean Dyche.

Dyche njihet si një që nuk frikësohet ta thotë atë që mendon.

Inspektimi i tij personal i fushës, para shtyerjes së ndeshjes, është komentuar nga fansat derisa ai u shfaq në borë të rëndë me asgjë veshur pos këmishës.

Njeriu nuk u mundua fare as të vinte një xhaketë. Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: