Trajneri i Benficas pas huqjes së Seferovicit: Në 30 vitet e mia, kurrë nuk kam parë huqje më të keqe
Kryetrajneri i Benficas, Jorge Jesus e ka përshkruar huqjen në kohën shtesë të Haris Seferovicit kundër Barcelonës në Champions League, si më e keqja që ka parë në ’30 vite’.
Në rast konkretizimi, do t’i jepte një epërsi 1-0 Benficas ndaj blaugranëve dhe do ta ngriste atë në pozitën e dytë në Grupin E, transmeton Periskopi.
Seferovic kaloi portierin dhe pati përballë një rrjetë të zbrazët dhe një mbrojtës të Barcelonës që po zhagitej.
Ai gjuajti jashtë kornizës, me Jorge Jesus që u shtri në fushë duke mos u besuar syve.
Seferovic really missed this chancepic.twitter.com/4K1tSy73kJ
— A (@ItsAhmedIndeed) November 23, 2021
”Në 30 vite si trajner, kurrë nuk kam parë diçka të tillë, por ndodhi,” Jesus tha për ‘CNN Portugal’. /Periskopi.com/