Trajneri i Bayernit: Barça s’ishte aspak e rrezikshme

Trajneri i Bayernit: Barça s’ishte aspak e rrezikshme

Julian Nagelsmann nuk e kishte pritur që Bayern Munichu do ta mposht aq lehtë Barcelonën.

Gjiganti bavarez fitoi me rezultat të thellë, 3:0 në “Camp Nou” mbrëmë për ta thelluar krizën e gjigantit katalunas.

“Blaugrana” e bënë një lojë të zbehtë dhe u treguan fare të parrezikshëm për kundërshtarin.

Natyrisht, tek Robert Lewandowski me shokë ndikoi edhe fitorja e Interit, e cila i eliminoi ata automatikisht nga Liga e Kampionëve.

“Me mënyrën se si e kemi ‘blinduar’ pozitën e parë, kjo na jep shumë energji. Nuk besoj që Barça ka pritur se do të ishim aq të guximshëm. Por, këtë duhet ta bësh kur luan kundër Barcelonës. I kemi shënuar dy gola të bukur dhe në fund e gjetëm edhe të tretin. Nuk e pësuam asnjë goditje në portë, nuk është keq të fitosh 3:0 në Barcelonë. Jemi mbrojtur me shumë pasion, skuadra sot ka dhënë shembull”, theksoi trajneri gjerman për “DAZN”.

Bayerni është njëri prej favoritëve për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Shpërndaje në: