Trajneri i Bayerni: Në pjesën e dytë luftuam për top dhe e merituam fitoren
Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Bayernit dhe Parisit në kuadër të ndeshjes së kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Bayernit e ka fituar edhe takimin e dytë ndaj PSG-së me rezultatin e pastër në 2:0, duke e dëshmuar kështu forcën e saj në dy ndeshjet ndaj milionerëve parisien, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann tha se në pjesë e dytë bën gjithçka për të fituar.
“Në pjesën e parë, ne nuk bëmë shumë mirë atë që kishim folur më parë. Kishte shumë hapësirë. Ne u mbrojtëm më mirë në pjesën e dytë dhe ishim të rrezikshëm për topin. Në fund, e merituam të fitonim”, tha ai.