Trajneri i Anglisë motivon lojtarët: Ndaj Italisë për historinë
Anglia dhe Italia përballen nesër në Stadio Diego Armando Maradona (Naples), në sfidën e parë të kualifikueseve të Euro 2024.
Optimist për këtë takim u duk trajneri i “3 Luanëve”, Gareth Southgate, në konferencën e zakonshme për shtyp.
“Ajo që kemi bërë më parë është e shkuara. Duke filluar nga nesër mbrëma duhet të kemi përulësinë për të rifilluar dhe për të punuar edhe një herë mirë.
Ajo me Italinë është lloji i ndeshjes që duhet ta fitosh. E kemi bërë në të kaluarën. Por ne duhet ta bëjmë këtë vazhdimisht. Ne nuk kemi fituar këtu që nga viti 1961, duhet të shkruajmë histori. Ky ekip ka thyer tashmë disa rekorde” – Tha ai.