Trajneri i 89-shit akuzon rëndë gjyqtarin: Na dënoi referi, ai erdhi me synim të qartë për të ndikuar në rezultat
Prishtina fitoi në sekondat e fundit kundër Trepçës ’89.
Kryeqytetasit në fund dolën të triumfuar me rezultatin e ngushtë 2-1 falë një goli krejt në fund të ndeshjes së Leonit Abazit.
Pas ndeshjes, deklaratë për medie dha edhe trajneri humbës, Shpëtim Idrizi.
“Ne u dënuam nga referi dhe jo nga Prishtina, ai ndikoi direkt në rezultat pasi në pjesën e parë nuk kishte karton të verdhë dhe ishte faul klasik e jo simulim, edhe në pjesën e dytë rasti i Shillovës duhet të ishte karton i kuq, por gjyqtari erdhi me synim të qartë këtu dhe ndikoi në rezultat. Sidoqoftë unë jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe i vlerësoj për ndeshjen e luajtur”- tha Idrizi.