Trajneri gjerman nuk duron më, largohet nga Lokomotiva e Moskës: Nuk qëndroj në një vend që bombardon

Trajneri gjerman nuk duron më, largohet nga Lokomotiva e Moskës: Nuk qëndroj në një vend që bombardon

Trajneri i Lokomotiv Moskës, Markus Gisdol, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij me efekt të menjëhershëm pasi Rusia nisi luftën kundër Ukrainë.

Trajneri gjerman u emërua trajner në kryeqytetin rus vetëm në tetor, por ai nuk e vazhdon poziutën etij më, pasi është i irrituar me zhvillimet e fundit në Ukrainë, përcjellë Periskopi.

52-vjeçari udhëheqi vetëm 12 ndeshje në krye të Lokomotiv Moskës, por ai tani është larguar nga roli i tij për arsye jo sportive.

Gisdol ka thënë në një deklaratë për median gjermane Bild: “Unë nuk mund të jem në detyrë në një vend, lideri i të cilit është përgjegjës për një luftë agresioni”.

“Kjo nuk është në përputhje me vlerat e mia, prandaj kam dhënë dorëheqjen nga posti im si trajner i Lokomotiv Moskës me efekt të menjëhershëm.”

“Nuk mund të qëndroj në terrenin stërvitor në Moskë, të stërvit lojtarët, të kërkoj profesionalizëm dhe pak kilometra më tutje jepen urdhra që sjellin vuajtje të mëdha për një popull të tërë. Ky është vendimi im personal dhe jam absolutisht i bindur për të”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: